Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare Fethullah Gylen

21 hours ago 14

Fethullah Gylen, njeriu i akuzuar nga qeveria e Recep Tayyip Erdogan për tentativën për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Mediat turke raportojnë se ai është shtruar vonë të dielën në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

Gyleni jetonte prej 22 vitesh në mërgim në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga qeveria turke për ekstradimin e tij, Uashingtoni e ka refuzuar me argumentin se nuk ka prova që e lidhin atë me ngjarjet e 15 Korrikut në Turqi.

Në Turqi, mijëra ndjekës të Gylenit, ish-aleatë politikë të qeverisë së Erdoganit për disa vite, janë burgosur vitet e fundit, ndërsa mijëra të tjerë janë larguar nga vendi. /vizionplus.tv

Read Entire Article