Autobusi bie në luginë, humbin jetën 20 pasagjerë në Pakistan

4 months ago 29
Reklamë

Të paktën 20 persona humbën jetën sot si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në veri të Pakistanit, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua, duke përfunduar në një luginë.

Autobusi ishte nisur nga Raëalpindi, pranë kryeqytetit Islamabad, dhe Gilgit.

چلاس روالپنڈی سے گلگت جانے والی بس کھائی میں جا گرئی ۔۔حادثے میں 20 افراد جاں بحق جبکہ بیس سے زائد زخمی ہو گئے ۔۔۔۔تمام لاشوں اور زخمیوں کو اسپتال منتقل کر دیا گیا #Chilasaccident #chilas#accident #GilgitBaltistan pic.twitter.com/RDB6EHiBhT

— Nasir Mehmood (@nasirmehmood456) May 3, 2024

“Njëzet njerëz u vranë dhe 21 u plagosën në aksident,” i tha AFP Azmat Shah, një oficer i policisë lokale . Shoferi humbi kontrollin e automjetit në një kthesë dhe autobusi ra në luginë, shpjegoi ai.

Nga 21 të plagosurit, pesë janë në gjendje kritike dhe duhet të transferohen në Gilgit, tha oficeri i policisë. Aksidentet rrugore fatale janë një dukuri e zakonshme në Pakistan, pasi shoferët rrallë i binden kodit qarkullimit rrugor./vizionplus.tv/

Read Entire Article