Sulme masive në Libanin Jugor, avionët izraelitë godasin bazat ushtarake të Hezbollah

3 hours ago 15
Reklamë

Izraeli ka përshkallëzuar sulmet ndaj fqinjit verior, disa orë pas kërcënimeve të liderit të grupit militant libanez Hezbollah për hakmarrje.

Gjatë orëve të vona të së enjtes, avionët luftarakë izraerlitë shënjestruan dhjetëra objektiva në Libanin Jugor. Ushtria tha se kishte goditur qindra raketahedhës të cilët sipas saj, do tëpërdoreshin në një të ardhme shumë të afërt.

Autoritetet libaneze sqaruan se këto ishin sulmet më masive që prej nisjes së konfliktit mes IZraeit dhe hamasit rreth një vit më parë.

Vala e sulmeve të së enjtes vonë vjen vetëm pak orë pas takimit që kryediplomatët perëndimorë zhvilluan në paris. Izraeli shpërfilli kërkesat që sekretari amerikan Blinken dhe ai britanik Lammy bënë për armëpshim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Gjithashtu, breshëria intensive e bombardimeve në Liban pason një javë me sulme kibernetike të përgjakshme, të komanduara nga distanca. 37 ka shkuar numri i viktimave dhe mbi 3 mijë të plagosur si pasojë e dy sulmeve ndaj paisjeve të komunikimit në liban.

Megjithëse izraeli nuk ka marrë autorësinë e këtyre shpërthimeve të papritura, Hezbollah e ka bërë përgjegjës dhe është zotuar se do të hakmerret aty ku Izraeli nuk e pret. /vizionplus.tv

Read Entire Article