EMRI-FOTO/ Ish-sulmuesi i Arsenalit arrestohet për trafik droge

6 hours ago 22
Reklamë

Dikur konsiderohej si një nga lojtarët më të talentuar të Arsenal, ndërsa në 2 shtator është arrestuar si trafikant droge. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin, Jay Emmanuel-Thomas i cili u arrestua në Londër, pasi iu sekuestrua kanabis me vlerë 700 mijë euro në aeroportin Stansted.

33-vjeçari ka tentuar të trafikojë dy valixhe të mbushura me drogë që vinin nga Bangkoku.

Sulmuesi akuzohet për “importim të drogës së klasës B”, e cila kap një vlerë prej plotë 700 mijë eurosh. 33-vjeçari u ndalua dhe do të dalë në Gjykatën e Magjistraturës në Carlisle, teksa së bashku me Emmanuel-Thomas u arrestuan dy femra të moshës 28 dhe 32 vjeç.

Ish-sulmuesi i Arsenal dikur u lëvdua nga trajneri i madh Arsen Venger, i cili e konsideronte si një talent me të ardhme të ndritur.

Por Thomas u aktivizua vetëm 5 ndeshje me Arsenal  për të pëfunduar në Championship ku luajti për Ipsuich, Blackpool, Cardiff, MK Dons, QPR dhe Bristol City, ndërsa sot është anëtar i divizionit të dytë skocez me skuadrën e Morton.

Read Entire Article