Po shkonte me taksi në spital, por përplaset nga një makinë, humb jetën i moshuari në Greqi

5 hours ago 20
Reklamë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të enjte në Greqi. Një i moshuar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti.

Ai ishte duke shkuar me taksi për në spital, kur papritur makina që ai po udhëtonte është përplasur me një makinë tjetër.

Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në Heraklion.

Menjëherë pas përplasjes, i moshuari është transportuar për në spital, por fatkeqësisht mbërriti pa shenja jete.

Ende nuk dihen arsyet pse i moshuari ka qenë duke shkuar në spital. /vizionplus.tv

Read Entire Article