Putin: Po dhjetëfishojmë prodhimin e dronëve këtë vit, do të arrijnë në 1.4 milionë

2 hours ago 15
Reklamë

Vladimir Putin tha sot se Rusia po rrit prodhimin e avionëve pa pilot (dronë) rreth dhjetëfish këtë vit për të siguruar fitoren e forcave të armatosura ruse në Ukrainë.

Numri i tyre pritet të arrijë në në 1.4 milionë.

“Në total, rreth 140,000 mjete ajrore pa pilot të llojeve të ndryshme iu dorëzuan forcave të armatosura në vitin 2023 ”, tha Putin.

“Këtë vit është planifikuar të rritet ndjeshëm prodhimi i avionëve pa pilot. Për të qenë më të saktë, gati 10 herë”.

“Kushdo që reagon më shpejt ndaj këtyre kërkesave në fushën e betejës fiton,” tha Putin në një takim në Shën Petersburg për zhvillimin e prodhimit të dronëve.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë blerë dronë jashtë vendit dhe kanë rritur prodhimin e tyre për të goditur një sërë objektivash, duke përfshirë shkatërrimin e artilerisë dhe arsenaleve, infrastrukturës energjetike dhe anijeve luftarake./vizionplus.tv

Read Entire Article