Aksident me një të plagosur rëndë në afërsi të ish zonës industriale të qytetit të Korçës
Një autobus i një firme që operon në këtë zonë ka qenë duke dalë nga fabrika, kur në rrethana ende të pasqaruara edhe për ekspertët e qarkullimit rrugor është goditur nga dera e parë e urbanit duke e përplasur përtokë tek pjesa e mbrapme e mjetit.
Nga përplasja shtetasja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Ekspertët e qarkullimit rrugor po hetojnë për rrethanat e këtij aksidenti ashtu siç po hetojnë nëse e plagosura është punojëse e kësaj firme dhe në momentin kur mjeti ka qenë në lëvizje ka dashur të hipë në autobus apo ka qenë një blerëse e një marketi aty afër
Nga aksidenti për minuta të tëra është bllokuar qarkullimi i mjeteve në dalje nga qyteti i Korçës. /vizionplus.tv