Autor i atentatit të dështuar në “Don Bosko”, ndërron jetë në burgun e Fushë-Krujës Andrea Brengasi! 32-vjeçari u arrestua 9 ditë më parë

3 months ago 35

Ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës Andrea Brengasi. 32-vjeçari u arrestua më 11 korrik, pasi akuzohej për atentatin e dështuar në Don Bosko më 14 dhjetor 2023.

Dyshohet se Brengasi ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak. Ai është dërguar në spital pa shenja jete në spital.

32-vjeçari është i burgosuri i dytë brenda 24 orëve që humb jetën në burgun e Fushë-Krujës. Vetëm një ditë më parë ndërroi jetë edhe një tjetër i burgosur, Afrim Shaqiri 39 vjeç, i cili ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon.

Atentati në Don Bosko

Më 14 dhjetor 2023 Brengasi qëlloi me pistoletë mjetin që drejtohej nga Rudolf Zefi. 42-vjeçari i shpëtoi plumbave dhe lajmëroi menjëherë policinë. Brengasi pas ngjarjes u largua në këmbën dërkohë që ishte filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Uniformat blu shpërndanë foton në atë kohë dhe vunë 5 mijë euro shpërblim në dispozicion të kujtdo që kishte informacion që çonte në arrestimin e tij./vizionplus.tv

Read Entire Article