Babai bën denoncimin në policinë e Lushnjës: Prej një jave nuk flas me djalin, jetonte në kufirin mes Gjermanisë dhe Zvicrës

2 months ago 50

Një baba në Lushnjë ka bërë denoncimin në polici, se prej një jave ai ka humbur kontaktet me djalin e tij.

Sipas babait, djali 24-vjeç jetonte mes kufirit Gjermani dhe Zvicër.

Pas marrjes së denoncimit, policia po bashkëpunon me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit.

Më datë 25.08.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi L. Ç., 50 vjeç, banues në Lushnjë, i cili kallëzon se prej një jave, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin K. Ç., 24 vjeç, i cili prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës. Po bashkëpunohet me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Read Entire Article