Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi inspektim në zonën bregdetare të Himarës, aty patrullojnë bashkë Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, në funksion të garantimit për çdo ditë të sigurisë së pushuesve.
“Me rëndësi ështё të respektojnë korridoret e përcaktuara dhe të qëndrojnë larg perimetrit të sigurisë”, udhëzoi ministri, gjatë bashkëbisedimit me punonjës të njësive policore nga dy vendet. Himara vizitohet gjatë verës nga një numër i lartë turistësh nga Italia.
Drejtuesi vendor i policisë shpjegoi se në këtë zonë kanë në përdorim 2 mjete lundruese, në Dhërmi e Himarë, për të ofruar ndihmë nëse do të jetë e nevojshme, por edhe për të patrulluar vijën bregdetare, e bashkë me to, Njësia Detare ka edhe 7 Jet Ski në përdorim.
Përgjatë vijës bregdetare të Himarës ka plazhe publike për pushtesit vendas e të huaj, ku çdokush mund të vendosë çadrën e tij, por dhe plazhe private.
Ministri u kërkoi patrullave policore të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në lokalet e natës, për të mbajtur nën monitorim nivelin e zhurmave dhe muzikës.
“Do të fillojmë të matim zhurmat, dhe përtej normës së lejuar, nuk do të ketë tolerime”, tha Balla./vizionplus.tv