Një banesë është përfshirë nga zjarri në ditën e sotme në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë. Raportohet se situata ka qenë alarmante teksa zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka rrezikuar edhe banesat e tjera perreth.
Falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrëfikëse është bërë e mudndur që zjarri të vihet nën kontroll.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë si edhe ambulanca. Fatmirësisht mesohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.