Banorët protestë në Fier, kërkojë më shumë para për tokat ku do kalojë linja energjetike

5 months ago 6
Reklamë

Fermerë të fshatit Drizë në Fier janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm duke kërkuar dëmshpërblim për sipërfaqen me ullinj që preket nga projekti për ndërtimin e linjës 400 Kv të Maqedoni e Veriut – Elbasan- Fier, të financuar nga banka gjermane për zhvillim KFW.

Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe prej 400 mijë metër katror ku preken 21 fermerë 8 prej të cilëve tokat e tyre i kanë të kultivuara me ullinj 20- vjeçarë.

Sipas banorëve, dëmshpërblimi për rrënjë ulliri është qesharak ndërsa ka dhe matje të gabuara të sipërfaqeve të tyre. Këto toka janë ndarë me ligjin 7501 dhe pjesa më e madhe e banorëve zotërojnë aktin e marrjes në pronësi, por jo certifikatën e pronësisë , gjë që ka sjellë dhe pamundësinë e dëmshpërblimit.

Ndërkohë drejtori i projekteve të jashtme në OST, Dorjan Sejamini ka pohuar se bashkohet me shqetësimin e banorëve, teksa ka theksuar se janë takuar dhe sqaruar disa herë me banorët dhe ka premtuar ndihmesë edhe në etapat e aplikimit për plotësimin e dokumentacionit të saktë.

Sejamini pohoi gjithashtu se ky është një projekt strategjik që dyfishon kapacitetet energjetike dhe vonesat në zbatimin e tij sjellin kosto të shtuar.

Top Channel

Read Entire Article