Barcelona ngjitet në vendin e dytë, Jamal-Raphihna vendosin suksesin ndaj Sociedad

4 months ago 22
Reklamë

Barcelona mori vendin e dytë në kampionat duke shfrytëzuar më së miri ndalesën e Gironës në fundjavë kundër Aalaves. Në duelin përmbyllës të javës së 35 të La Liges, katalanasit mundën 2 me 0 në fushën e vet Real Sociead.

Ishte një nisje jo e  mirë e sfidës nga të besuarit e trajnerit Xavi, të cilët në dy moment rrezikuan të merrnin gol nga miqtë përmes të njëjtit emër Sheraldo Beker, të cilit madje iu anulua edhe një gol. Më pas blugranat nisin të marrin kontrollin e lojës minutë pas minute falë dyshes Levandosvki dhe Jamal, kërcënues në portën mike. Pastaj ishte radha e Rafinjes që të godiste shtyllën, ndonëse rezultati do të zhbllokohej në minutën e  40.

Shërbimi i Gyndogan u shfrytëzua në maksimum nga talenti Jamal që zhbllokoi  shifrat. Në pjesën e dytë basket kërkuan fort barazimin dhe ia shkuan shumë afër me Kubo dhe Braiz Mendez, ndërsa në krahun tjetër Barcelona përmes zbritjeve të  shpejta të Rafinjhës vuri në vështirësi portierin Alex Remiro, ndonëse për të dyfishuar shifrar dhe për të mbyllur ndeshjen  u desh një penallti e shkaktuar për një prekje të topit me dorë nga Odriozola që u kthye në gol nga Rafinja.

Barcelona ngjitet në 76 pilë, ndërsa Sociead aktualisht i shtati në zonën e Conference League, por vetëm një pikë larg nga Betisi i vendit të gjashtë. /vizionplus.tv

Read Entire Article