Barella mungon ndaj Shqipërisë?! Mesfushori i Italisë i dëmtuar, Spalleti s’do ta rrezikojë ndaj kuqezinjve

3 months ago 33
Reklamë

Gjendja shëndetësore e Nikolo Bareles po shqetëson jo pak kombëtaren italiane të futbollit.

Mesfushori më i mirë i kombëtares Axurre ka problem fizike dhe testet mjekësore që do të zhvillohen këtë të shtunë do të përcaktojnë cila do të jetë koha e rikuperimit të lojtarit.

Ditët e fundit mesfushori i Interit ka kryer stërvitje të diferencuar larg pjesës tjeter të ekipit.

Gjasat janë të vogla që Barela të jetë gati për trajnerin Spaleti për ndeshjen e parë me Shqipërinë më 16 qershor.

Edhe nëse testet dalin mirë, trajneri nuk do ta rrezikojë mesfushorin energjik, por në vend të tij do të aktivizohet njeri mes  Kristantes ose Fratezit.

Mungesa e Bareles do të ishte lajm i mirë për kuqezinjtë, pasi ai është një nga më të mirët në botë në rolin e tij./vizionplus.tv

Read Entire Article