Basha nuk i jep konsensusin, PS tërhiqet nga Amnistia Penale

8 months ago 12

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës në orën 10:00 të ditës së sotme.

Pritet që ditën e sotme të kalojnë për votim marrëveshja me Italinë për emigrantët. Ndërkohë që PS ka tërhequr nga votimi Amnistinë Penale, pasi nuk ka mundur të siguirojë 84 votat që i duhen për ta kaluar.

U duk se Amnistia Penale do të kalonte lehtë pasi mazhorancës do t’i bashkoheshin në votime edhe deputetë e PD-së së Lulzim Bashës, por një ditë më parë kryedemorati ka deklaruar se nuk do ta japë konsensusin.

Ndërkohë pritet që edhe gjatë ditës së sotme të mos ketë një seancë normale diskutimesh, pasi deputetët e Rithemelimit kanë paralajmëruar që do të vijojnë mosbindjen civile.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article