“Bashkëpunimi Kinë – Afrikë thellohet në fusha me interes reciprok”

2 months ago 6

Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan shtruan një banket të mërkurën për të mirëpritur mysafirët e huaj që ndodhen në Pekin për të marrë pjesë në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) të vitit 2024

Duke përshëndetur të pranishmit në këtë banket, presidenti Xi Jinping tha ndër të tjera se :

Bashkësia me fate të përbashkëta Kinë-Afrikë i ka rrënjët në miqësinë tradicionale. Qysh prej mesit të shekullit të kaluar, ne kemi luftuar krah për krah dhe kemi ecur dorë për dorë në rrugën e zhvillimit, rilindjes dhe modernizimit. Pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, miqësia kino-afrikane do të vazhdojë të trashëgohet e të forcohet .

Bashkësia me fate të përbashkëta Kinë-Afrikë shquhet për bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta. 24 vjet më parë, Forumi për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) erdhi në jetë në agimin e shekullit të ri. Duke u mbështetur te kjo platformë e rëndësishme, ne kemi punuar së bashku për të ndërtuar rrugë, hekurudha, shkolla, spitale, parqe industriale e zona të posaçme ekonomike, duke ndryshuar jetën dhe fatin e njerëzve të panumërt- tha Xi në banketin e organizuar për nder të delegacioneve pjesmarrëse.

Read Entire Article