Kanë kaluar plot 27 vite nga viti i mbrapshtë ‘97, por Tepelena nuk e ka harruar veprimin e guximshëm të pilotëve të aviacionit ushtarak shqiptar, për të mos respektuar urdhërin e bombardimit mbi zonat e banuara.
Bashkia Tepelenë ka nderuar sot me titull nderi ish-pilotin Fatmir Meçaj me motivacion “shmangien e vëllavrasjes në vitin 1997”. Ai dhe kolegët e tij të asaj periudhe tregojnë se respektimi i atij urdhëri ishte në shkelje të betimit të ushtarakut.
Miq, dashamirës dhe të afërm ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kulturës Tepelenë./vizionplus.tv