Baton Haxhiu: Basha humbës i madh, ja rruga e vetme që i ka ngelur

3 months ago 26
Reklamë

Gazetari Baton Haxhiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se Lulzim Basha është humbësi më i madh i vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit që ia dha vulën e PD, Sali Berishës.

Pas këtij vendimi, sipas tij, Basha është i detyruar të krijojë parti të re dhe të bëjë betejën e vet politike.

“Paradigma e Bashës gjatë kësaj kohe ka qenë fitorja e sigurt dhe që baza e kësaj fitoreje është presioni ndërkombëtar dhe pak opinioni publik për shkak të shpalljes non grata së Berishës, duke besuar që figura e tij politike ishte shndërruar në një figurë juridike, por ata harruar se presioni politike e zhbën atë juridik. Në gjithë këtë betejë humbësi më i madh është Lulzim Basha që detyrohet të bëjë parti politike të re, rruga e vetme e tij është të mbajë peshën e vogël që ka, ndaj Basha e ka të domosdoshme betejën”, tha Haxhiu.

Read Entire Article