Bayern Munchen kërkon trajner nga Premier League, por skuadra angleze kërkon 100 milionë euro

4 months ago 18
Reklamë

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel.

Xabi Alonso, Nagelsmann dhe Rangnick refuzuan pankinën bavareze, teksa së fundmi ka dalë në skenë tekniku i Crystal Palace në Premier League.

Austriaku është i preferuari i Uli Hoeness, i cili ishte gati të paguante deri në 18 mln euro për ta “rrëmbyer” nga klubi anglez, por kërkesa e drejtuesve të Crystal Palace shtangu gjermanët.

“Paguani 100 mln euro dhe merreni Glasner”, ishte kushti i “çmendur” i ishullorëve, me Bayernin që është tërhequr përkohësisht nga gara për firmën me Glasner.

Read Entire Article