Bayern prezanton trajnerin Kompany, zgjedhje befasuese e gjermanëve, belgu firmos për 3 vite

3 months ago 21
Reklamë

Bajerni i surprizoi të gjithë me emrin që zgjodhi për stolin e ri të ekipit. Pas largimit të Tomas Tuhel, bavarezët ia besuan zonën teknik, trajnerit belg, Vinsent Kompani I cili se fundmi drejtoi Burnley në Premier league. 38-vjeçari ra dakord për të firmosur një kontratë që e lidh me gjigandët gjermanë deri në 30 qershor 2027, pra për tre sezonet e ardhshme.

“Të gjithë ne në klub pajtohemi se Vincent Kompany është trajneri i duhur për FC Bayern dhe ne mezi presim të punojmë me të. Vincent Kompany përfaqëson pikërisht bashkimin dhe shpirtin e ekipit që na nevojitet, deklaroi CEO i Bajernit, Jan-Kristjan Dresen.

Vetë trajneri i ri nuk i fshehu emocionet e mëdha të nisjes së punës tek Bayern, të cilin e konsideroi një institucion në futbollin ndërkombëtar. Belgu Vincent Kompany si lojtarë e nisi karrierën tek Anderleht, për të vijuar me Hamburg ne Gjermani dhe pastaj 11 vite tek Manchester City, përpara sa të kthehej tek Anderleht për të mbyllur karrierën.

Në të njëjtin klub nisi edhe punën si trajner, përpara se të transferohej në Angli tek Burnely, klub të cilin e ngjiti në Premier League sezonin e kaluar, por që në këtë sezon ekipi ra sërish në championship. Drejtuesit e skuadrës bavareze kanë marrë edhe një rekomandim nga Pep Guardiola për të shkuar tek figura e Kompani, një zgjedhje befasuese teksa të gjithë mendonin një emër të madh për stolin. /vizionplus.tv

Read Entire Article