Beba Rexha “zgjon” patriotët, fotot e fundit të këngëtares “flasin shqip”

3 months ago 27
Reklamë

Bebe Rexha është këngëtarja 34-vjeçare që ka lindur në Brooklyn të New Yorkut në SHBA, por në një familje shqiptare.

Emri i vërtetë i saj është Bleta.

Dashurinë dhe patriotizmin për origjinën, Bebe e ka treguar herë pas here në ekranet e huaja, gjithashtu edhe në rrjetet e saj sociale që janë mjaft të populluara.

Së fundmi, vëmendjen e ka marrë një postim i saj në rrjete sociale, ku shfaqet në formë dhe mjaft tërheqëse. Ylli shqiptar në përshkrimin e kësaj fotoje ka zgjedhur të “flasë” në shqip: “Ku gjen më mirë?”.

Me këtë veprim këngëtarja ka bërë edhe njëherë krenarë shqiptarët të cilët kanë komentuar e pëlqyer postimin e saj./vizionplus.tv

Read Entire Article