Begaj dekreton emërimin e ambasadorit të ri shqiptar në Brazil dhe vende të tjera të Amerikës Latine

3 months ago 23

Presidenti Bajram Begajka dekretuar lirimin nga detyra e ambasadorit shqiptar në Brazil, Rezar Bregu. Në këtë post është emëruar Genti Bendo.

“Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj dekretoi sot lirimin e zotit Rezar Bregu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident.

Po sot, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram  Begaj dekretoi emërimin e zotit Genti Bendo në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe Ambasadorittë Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident”, njofton Presidenca. /vizionplus.tv

Read Entire Article