Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u votuan në seancën e kaluar me 105 vota.
Kreu i shtetti i ka cilësuar ndryshimet zgjedhore ssi fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese
Gjiashtu ai e ka cilësuar si zhvillim historik votën për diasporën.
“Ndryshimet, fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vota e Disaporës, zhvillim historik për zgjedhjet në Shqipëri“, është shprehur Begaj.
Kreu i shtetit ka kërkuar që vota nga jashtë vendit të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Presidenti Begaj nxit bashkëpunimin parlamentar, përgjegjshmërinë dhe respektin ndaj shtetit ligjor
“Vlerat e sistemit demokratik meritojnë të kultivohen dhe të shumëfishohen në praktikën institucionale shqiptare. Ndoqa me vëmendje debatin rreth përmbajtjes së dispozitave të veçanta të këtij ligji. Kritikat ndaj mekanizimit ligjor të votimit parapëlqyes nisen nga qëllimi legjitim për të demokratizuar më shumë këtë mekanizëm”, ka vijuar më tej Presisdenti.
Begaj e ka cilësuar ligjin e ri zgjedhor në frymën në frymën e kushtetutshmërisë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sa i përket listës së debupetëve dhe debatit ëpr listat Begaj ka theksuar se ligji është në frymën e kushtetutshmërisë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Ekzistenca e dy formave alternative, që rregullojnë prurjen në parlament, është përcaktuar në pikën 3 të nenit 64 të Kushtetutës. Ligji në frymën e kushtetutshmërisë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka cenim të barazisë para ligjit. Respektoj parimin e ndarjes së pushteteve. Nuk kam tagër të mbaj qëndrim për vizionet dhe kompromiset politike e ligjore”, tha Begaj.
Sa i përket heqjes së herësit, begaj ëhstë shprehur se ndryshimet bazohen në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk ka vend për të debatuar kushtetutshmërinë e një kriteri të vendosur nga vetë Kushtetuta”, tha Begaj.
/Vizionplus.tv/