Presidenti Bajram Begaj ka uruar Ursula von der Leyen për rizgjedhjen si presidente e Komisionit Europian.
Në një postim në platformën “X”, Begaj thotë se Shqipëria pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me BE, teksa punon për anëtarësimin.
“Urime Ursula von der Leyen për rizgjedhjen si Presidente e Komisionit Evropian!
Ne presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me BE-në ndërsa punojmë drejt finalizimit të anëtarësimit tonë”, shkruan Begaj.
Congratulations @vonderleyen on re-election as President of the European Commission!
We look forward to continuing Albania’s close cooperation with the EU as we work towards finalizing our membership.
🇪🇺🇦🇱
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 18, 2024
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der leyen u zgjodh këtë të enjte në krye të këtij institucioni për një mandat të dytë 5-vjeçar. Në prag të votimit në Parlamentin Europian ajo prezantoi prioritetet e mandatit të ardhshëm mes të cilave renditi zgjerimin e bllokut. /vizionplus.tv