Beleri, nga burgu në Athinë: Dënimin do ta ankimoj deri në Strasburg, në 4 gusht himariorët japin përgjigjen

4 months ago 21

Fredi Beleri doli mëngjesin e sotëm nga burgu i Fierit, pasi mori leje për t’u betuar si eurodeputet.

Ai është pritur jashtë ambienteve të burgut nga bashkëshortja dhe djali si dhe nga një makinë e ambasadës greke.

“Dua t’ju falënderoj për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve, jam i emocionuar, i lumtur, për pjesën tjetër do flasim në Athinë. Faleminderit për gjithçka”, tha Beleri.

Ndërkohë nga Rinasi, ai  lajmëroi se do të ankimojë vendimin e Apelit dhe se këtë çështje do e ndjekë deri në Strasburg.

“Besoj që sot e tutje do t’i kthehem normalitetit. Herët a vonë, dëshira e sovranit respektohet. Në 4 gusht himariotët do të japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do të respektohet te rezultati i zgjedhjeve. Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën do shkoj edhe në Strasburg”, tha Beleri.

Beleri ka vetëm  5 ditë kohë, sipas lejes së miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nga sot deri më 20 korrik, për të shkuar në Strasburg për betimin dhe më pas të kthehet në qeli për të shlyer dënimin e mbetur për korrupsion zgjedhor.

Edhe pse nën akuzë për blerje votash, më 10 qershor Fredi Beleri u zgjodh si eurodeputet në Greqi./vizionplus.tv

Read Entire Article