Sot Shqipëri-Çeki, fluks në doganën e Qafë-Thanës, shqiptarët nga Maqedonia e Veriut në mbështetje të Kombëtares

2 hours ago 25

Ndeshja Shqipëri-Çeki ka shkaktuar fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës .

Me qindra shqiptarë kryesisht nga Tetova, Struga, Kumanova i janë drejtuar Tiranës për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare.

Tifozët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë ndër më besnikët e kombëtares pasi në çdo ndeshje të saj ata e ndjekin dhe mbështesin atë si kombëtaren e zemrës.

Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit, sonte ndaj Çekisë. Skuadra me në krye trajnerin Silvinjo mbyllën mbrëmjen e djeshme përgatitjet në stadiumin “Air Albania”. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë./vizionplus.tv

Read Entire Article