Beqaj në gjykatë për “Sterilizimin”, kundërshton akuzat e Prokurorisë, seanca shtyhet në 12 shtator

3 months ago 24

Është shtyrë sërish seanca paraprake për dosjen e bujshme të Sterilizimin për shkak të mungesës së një avokati. Togat e zeza vendosën që seanca të mbahet në 12 shtator.

Në këtë seancë për herë të parë ishte në sallë edhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili dyshohet nga SPAK si një nga personat e përfshirë në këtë skemë korruptive.

Përpara trupit gjykuese Beqaj tha se aktet e sjellë janë të pavërteta. Ai madje kërkoi që të bënte një deklaratë për aktet procedurale, por togat e zeza nuk e lejuan që të fliste.

Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”.

Ilir Beqaj është i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me dosjen tjetër që është nën hetim për abuzimin me fondet e agjencia për koordinimin e fondeve të BE.

Madje pak ditë me pare BKH zbaroi në Vlorë ku ushtroi kontroll në banesën e Beqaj në zonën e Lungomares.

Ndaj Beqajt SPAK ka ngritur akuzat për korrupsion, refuzimi për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, mashtrim si dhe shkelje e barazisë në tendera.

Në dosjen hetimore thuhet se ka prova që tregojnë se Ilir Beqaj si drejtues i agjencisë ka abuzuar me fondet e BE-së përmes procedurave fiktive me vlerë qindra mijëra euro./vizionplus.tv

Read Entire Article