“Berati është mbrojtës fizik”, Scamacca tregon se çfarë e frikëson te Shqipëria

3 months ago 22
Reklamë

Sulmuesi i Italisë Gianluca Scamacca do të luajë ditën e shtunë përballë kapitenit të tij te Atalanta Berat Gjimshiti, i cili mbrëmjen e 15 qershorit do të mbajë edhe shiritin te kombëtarja shqiptare.

Në një intervistë për mediat vendase Scamacca theksoi se Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar aspak, pasi ka një grup shumë të mirë lojtarësh dhe mund të të dëmtojë në çdo moment, ndërsa theksoi se Italia duhet ta nisë me këmbën e mbarë euopianin.

Jemi një grup me lojtarë të rinj, por është koha të tregojmë veten. Jemi gati dhe forcën tonë do ta tregojmë në Europian. Unë ndjehem mirë dhe shpresoj që ta ndihmoj skuadrën të shkoj sa më larg. Çfarë më frikëson nga Shqipëria? Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, edhe pse në këtë pikë nuk ka ndeshje të lehta. Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse që janë këtu, janë me meritë dhe kjo do të thotë se kanë cilësi, kjo ndeshje meriton respektin maksimal dhe kundërshtari imponon respekt, por ne jemi gati për çdo skenar. Italia duhet të përqëndrohet te vetja dhe të shprehë më të mirën në fushë”, u shpreh Scamacca.

Ndërkohë Scamacca thuri elozhe edhe për kapitenin e tij te Atalanta, Berat Gjimshitin të cilin e konsideroi si një mbrojtës të fortë fizikisht dhe shumë të mirë.

Gjimshiti është mbrojtës fizik dhe i mirë”, tha sulmuesi italian.

Read Entire Article