Bëri bujë me këngën “Qikës tem”, Bardhi sqaron publikun: Nuk ishte për viktimizim, tashmë e kemi kaluar

3 hours ago 127

Vetëm një javë më parë, Bardhi publikoi këngën dedikuar vajzës së tij që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Teksti i “Qikës tem” ka prekur këdo pasi Bardhi u shpreh hapur lidhur me problemet që ka kaluar duke i shfaqur ato në rreshtat e këngës.

Artisti tregon për pamundësitë financiare, për ikjen e miqve dhe thotë ”Dritë më lanë pa lekë”. Tashmë, Bardhi është ndjerë i detyruar për të bërë një sqarim për publikun dhe nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it shkruan:

“Duke parë shqetësimin tuaj të vazhdueshëm për situatën time financiare dhe dashamirësinë tuaj ndihem i obliguar t’ju them se familja ime e ka kaluar prej shumë muajsh situatën e përshkruar në këngën e vajzës. Nëse kjo këngë do ishte përdorur si viktimizim, do e kisha lançuar në muajin prill ose maj kur vështirësitë ishin aktuale, por unë mendoj që arti i mirë gjithmonë duhet të hapë debate dhe të krijojë pyetje.

Jam mësuar krenar për rreshtat që i kam shkruar në këtë këngë për vajzën time sepse mendoj që çdo fëmijë mënyrën më të mirë për të mësuar diçka e ka nëpërmjet eksperiencave të prindërve. Ju dua shumë, Elhamdulilah prej Zotit jemi shumë mirë e Zoti ju ruajt të gjithëve.”

Read Entire Article