Bëri veprime të turpshme gjatë koncertit të Taylor Swift, arrestohet një 64 vjeçar

3 months ago 35
Reklamë

Gjatë një koncerti të këngëtares më të përfolur të momentit Taylor Swift në Endinbugh, ka ndodhur një veprim aspak i këndshëm nga një fans i saj 64 vjeçar.

Ai ka bërë gjeste të turpshme në mes të turmës, shkruajnë mediat e huaja. Policia e Skocisë konfirmoi se burri është vënë në pranga në mes të turmës.

“Një burrë 64-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për veprime të turpshme të kryer brenda Murrayfield gjatë ngjarjes të së shtunës (9 qershor). Ai u lirua dhe është caktuar masa detyrim paraqitje në Gjykatën Sherif të Edinburgut në një datë të mëvonshme”, tha mbikëqyrësi David Happs.

‘Voyeurism’ përkufizohet si një akt ku dikush merr kënaqësi duke parë, fotografuar ose regjistruar të tjerët duke bërë diçka që zakonisht është private, ndërsa konsiderohet si ofendim kur bëhet pa lejen e personit.

Tifozët udhëtuan nga e gjithë bota për të parë idhullin e tyre Taylor Swift, duke përfshirë vende si nga SHBA, Kanada, Islanda dhe Gjermania. Swift e ndërroi veshjen e saj shumë herë gjatë koncertit, ç’ka i bëri fansat ta shihnin me shumë admirim.

Read Entire Article