Nga Ylli Pata
Ka pasur disa kohë kur folja “rruaj” është përdorur shumë nga të fortët e opozitës. Me logjikën se nuk e rruajnë nga SPAK. Dakord edhe mund të ndodhë që s’e ruajnë. Por pse sot s rruajti kush për doktorin?
Sali Berisha sot është thjesht de jure i pandehur. Pasi në realitet ka qenë prej një viti tashmë.
Megjithatë, në panelet tona televizive është mbrojtur ideja se Sali Berisha është thjeshtë një person në hetim. Në fakt ashtu ka qenë, por ky ishte procedurë. Sali Berisha, si i hetuar, si i pandehur, është realisht një zyrtar m dosje.
Aspekti procecdurial, pra në arrest, në shtëpi, apo hetim të lirë, është vetëm rutinë që i intereson Sali Berishës, familjes së tij, miqve apo militantëve që shqetësohen për të.
Për publikun nuk ka rëndësi “rasti “Berisha” sesa dosja Berisha.
Në krahasim me 30 korrikun 1993 kur Fatos Nano, atëherë lider i opozitës, askush nuk i dha mundësinë për tu paraqitur. i vunë prangat sapo shkeli në prokurori.
Pas kësaj askush nuk i tha opozitës se lideri i tyre ndodhej në 313. Ndaj populli opozitar doli në rrugë. Nuk ishte popull i zakonshëm; ishte opozita strukturave dhe e katedrave universitare.
Sot Sali Berisha nuk kishte jo vetëm opozitën e katedrave, por as atë të strukturave. Sepse asnjëra sot nuk është me doktorin. Pasi jo vetëm empatia e ka humbur rrugën, por edhe solidariteti nuk ka më shtëpi në partinë e Sali Berishës. E kjo është një lajm i vjetër, ku prej 2021 doktori ka provuar një golgotë reale por që nuk e ka viktimizuar. Pasi Sali Berisha, edhe pse nën hetim nuk ka qenë asnjëherë pa mbështetje mediatike, madje me shumicë.
Sot janë vetëm disa deputetë që mbrojnë idenë Berisha është martir. Por kjo nuk mjafton, siç nuk mjaftoj në 1993 kur Fatos Nano ishte në burg. i cili kishte pas vetes gjithë popullin opozitar. U deshën disa vite që Nano të merrte titullin e martirit nga Amnesty International dhe Unioni Parlamentar Botëror.
Po Berisha që është Non Grata nga SHBA e Britania e Madhe? E sigurtë që nga Perëndimi nuk do të jetë kurrë martir, nga populli shqiptar jo e jo sepse percptohet si i korruptuar. Po nga opozita? Nga opozita, anëtarë e spimpatizantë, pse ata nuk dalin në shesh. Madje edhe Gjekmarkaj që sot e quan Berishën martir, duket sikur e bën se ka vulën për ta bërë deputet. Ndryshe, do të thontë atë që ka thënë Gaz Bardhi.
Po kjo ka pak rëndësi. Kush realisht është i mërzitur nga pandehja zyrtare e Sali Berishës? Shumë, po shumë pak. E nëse doktori, e çon pandehjen e tij në zgjedhje si referendum, do të jenë edhe më pak, shumë më pak.