Dronët rus goditën gjatë natës qytetin Odesa të Ukrainës duke lënë të vdekur 1 person dhe duke plagosur 13 te tjerë, mes tyre dy fëmijë
Disa banesa dhe dhjetra automjete u dëmtuan nga sulmi rus, i cili ishte i dyti rradhazi.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërsa situata është rënduar ditët e fundit, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell mbërriti në Kiev, për një vizitë të paralajmëruar.
“Mbështetja e BE-së për Ukrainën ka qenë prioriteti im personal gjatë mandatit tim dhe do të mbetet në krye të agjendës së BE-së”, tha Borrell.
Borrell është zyrtari më i lartë i BE-së i cili po viziton Kievin që pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara./vizionplus.tv