15 të vdekur dhe 14 të plagosur pas një sherri masiv në një burg në Ekuador

1 day ago 41

Një sherr mes të burgosurish në një burg në qytetin-port të Guayaquilit në Ekuador është kthyer në masakër.

Mediat vendase raportojnë se si pasojë e sherrit mes të burgosurve raportohet për të pakëtn 15 të vrarë dhe 14 të plagosur.

Ka qenë drejtoria e burgjeve ekuadoriane e cila ka konfirmuar masakrën.

“Në një pavijon të burgut Litoral, u raportuan incidente të rënda mes të burgosurve, ku vdiqën 15 dhe 14 janë plagosur”, ka thënë shërbimi i burgjeve.

AFP raporton se pas sherrit gardianët kanë vendosur trupat e viktimave në një rresht të gjatë brenda oborrit të burgut.

Ekuadori është bërë një nga vendet më të dhunshme në botë dhe qendër kryesore e trafikut të drogës në vitet e fundit.

Burgu Litoral është më i madhi i Ekuadorit, që zë 6.800 të burgosur.

Read Entire Article