Trump konfirmon Marco Rubion si Sekretarin e ardhshëm të Shtetit: Një udhëheqës i respektuar

19 hours ago 16

Senatori i Floridës, Marco Rubio, është emëruar nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump si Sekretari i ardhshëm i Shtetit të SHBA-së.

Në deklaratën e tij me shkrim, Trump thotë: “Marco është një udhëheqës shumë i respektuar dhe një zë shumë i fortë për lirinë. Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë për aleatët tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”.

Prej ditësh emri i Rubios ka qenë në mediat amerikane, por tashmë është zyrtarizuar nga presidenti i zgjedhur. /vizionplus.tv

Read Entire Article