EMRAT/ Krimi në Klinë, dy viktimat kushërinj, autori është djali i politikanit të njohur

18 hours ago 24

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Klinës në Kosovë mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku dy persona u vranë me armë në një lokal.

Sipas mediave në Kosovë viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori Jon Hoti.

19-vjeçari Hoti është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Ai është arrestuar nga Policia dhe është duke u marrë në pyetje për ngjarjen.

Mediat raportuan fillimisht për një të vdekur dhe një të plagosur, por më pas u raportua se personi i dytë kishte ndërruar jetë në spital.

Read Entire Article