Shpërthim në një fabrikë në SHBA, humbin jetën dy punëtorë

21 hours ago 25

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë ngjyrash ushqimore dhe pijesh në pronësi të grupit zviceran Givaudan vrau dy persona dhe plagosi disa të tjerë sot.

Shkaqet e shpërthimit që ndodhi pasditen e së martës në fabrikën e blerë në vitin 2021 nga grupi Givaudan, në Louisville, Kentucky, mbeten të paqarta deri më tani.

“Ne ndajmë dhimbjen e familjeve, miqve dhe të dashurve të atyre që humbën jetën ose u plagosën në këtë kohë shumë të vështirë”, thuhet në një deklaratë të grupit zviceran. “Jemi në fazat e hershme të hetimeve për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit”.

Ndërtesat në afërsi të fabrikës u dëmtuan.

Kryebashkiaku Craig Greenberg u kërkoi banorëve vendas të mos heqin mbeturinat që mund të jenë hedhur në oborret e shtëpisë, sepse kjo mund të ndihmojë hetuesit të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

“Është një incident tepër i trishtuar dhe tragjik”, tha Greenberg sot, duke shpjeguar se dy persona që kishin shkuar në punë “për të siguruar familjet e tyre” kur ndodhi tragjedia, humbën jetën. /vizionplus.tv

Read Entire Article