Surprizon Donald Trump, zgjedh një prezantues televiziv si Sekretar të Mbrojtjes

19 hours ago 20

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka suprizuar me emërimin e tij të ri në adminsitratën që ai do të drejtojë Amerikën në 4 vitet e ardhshme.

Trump ka emëruar Pete Hegseth, prezantues, autor dhe veteran ushtarak i Fox News, si Sekretar të Mbrojtjes.

Hegseth, 44 vjeç, i cili shërbeu në Afganistan dhe Irak, do të jetë përgjegjës për ushtrinë më të fuqishme në botë në rolin e tij të parë politik.

Duke shpallur zgjedhjen e tij të martën, Trump e përshkroi atë si “të ashpër, të zgjuar dhe një besimtar të vërtetë, i cili si moto ka: Amerika e Para”.

Lajmi erdhi në të njëjtën ditë kur Trump njoftoi se një tjetër i sapoardhur politik, miliarderi Elon Musk, do të merrte një rol qeveritar për uljen e kostove.

Administrata e Trump po merr formë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar. Hegseth ishte një nga një sërë emërimesh sigurie që përfshinte gjithashtu zgjedhjen e Trump, John Ratcliffe për të drejtuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Nëse konfirmohet për rolin e tij nga Senati i SHBA-së, Hegseth do të mbërrijë në Pentagon me vendime për të marrë për çështje të tilla si ndihma ushtarake për Izraelin gjatë fushatës së tij në Gaza dhe për mbështetjen për Ukrainën përballë pushtimit rus.

Trump dëshiron që SHBA të shkëputet nga konfliktet e huaja në përgjithësi. Gjatë fushatës zgjedhore, ai kritikoi shpenzimet e administratës Biden për të mbështetur Kievin.

Read Entire Article