Ministri Hasani uron Marco Rubion për detyrën si Sekretar i Shtetit: Mirëpresim forcimin e lidhjeve mes SHBA dhe Shqipërisë

18 hours ago 27

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Marco Rubion për emërimin e tij si Sekretar i Shtetit nga Donald Trump.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani thotë se mirëpret forcimin e lidhjeve mes SHBA dhe Shqipërisë dhe punën e përbashkët për forcimin e paqes.

“Urime Marco Rubio për emërimin, Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe të punojmë së bashku, për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin.

 Suksese në rolin tuaj të ri”, shkruan Hasani.

Congratulations to @marcorubio on your nomination as the new U.S. Secretary of State!

Looking forward to further strengthening the strong ties between the U.S. and Albania and working together to promote peace, democracy, and prosperity.

Wishing you the best of luck in your new…

— Igli Hasani (@IgliHasani) November 13, 2024

/vizionplus.tv

Read Entire Article