PD mban protestën e radhës më 19 nëntor, zbardhet mesazhi për degët

1 day ago 1019

Partia Demokratike ka bërë me dije se do të mbajë protestën e radhës më 19 nëntor.

Protesta do të mbahet para Parlamentit në orën 17:00, teksa në sallë do të miratohet buxheti i vitit 2025.

“Ditën e martë datë 19 nëntor ora 17:00, të gjithë në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar.

Ju lutem bëni njoftimet në degë për të siguruar pjesëmarrjen”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri me dije përpara disa ditësh se miratimi i buxhetit 2025, do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se pjesë e protestës do të jenë qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e “plaçkitjes” më të madhe të vitit.

Read Entire Article