Armando Broja është rikthyer në stërvitje intensive te skuadra e Evertonit ku ende nuk ka bërë debutimin zyrtar që prej huazimit nga Chelsea.
Broja i cili do të mungojë në ndehsjet e kombëtares shqiptare është dukur në superformë gjatë stërvitjes së sotme.
Sulmuesi shqiptar kërkon të përfitojë nga koha e pushimit për shkak të kombëtareve, për të kapur sadopak formën dhe për të marrë minutat në vazhdim me Evertonin.
Klubi anglez nga publikuar mbrëmjen e sotme nëpërmjet faqes zyrtare, disa fragmente nga angazhimi i Brojës në stërvitje, teksa pamjet tregojnë se sulmuesi shqiptar po gëzon një formë të kënaqshme e cila pritet të perfeksionohet në ditët në vijim.