Ish-guvernatori i Arkansas, Mike Huckabee synon të nominohet për ambasador të SHBA në Izrael nga Donald Trump.
Në një deklaratë, presidenti i zgjedhur tha se Huckabee “e do Izraelin dhe popullin e tij, dhe populli i Izraelit e do atë”.
“Mike do të punojë pa u lodhur për të arritur paqen në Lindjen e Mesme!”, shtoi Trump.
Huckabee, i cili shërbeu si guvernator i Arkansas nga 1996 deri në 2007, ishte dy herë kandidat presidencial republikan.
Ai është babai i Sarah Huckabee-Sanders, guvernatores aktuale të shtetit dhe ish-sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë të Trump. /vizionplus.tv