A do ta ndërronte emrin unik? Shkrimtari Ylljet Aliçka: Më thërrisnin Zhyljet

1 day ago 28

Ai është një nga intelektualët që ka bërë krenarë Shqipërinë dhe shqiptarët jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë kufijve.

Megjithatë për Ylljet Aliçkën emri nuk ka qenë gjithmonë në favor.

Ai ka rrëfyer këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se shpesh ka menduar edhe të ndërrojë emrin.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Keni patur një jetë si Yll?

Aliçka: Nuk është rasti. Babai kishte kënaqësinë që të krijonte emra dhe viktima e parë isha unë, Ylljet. Vuaj shumë me këtë emër kudo që vete, më thonë si e ke emrin dhe nxjerr kartën e identitetit nëpër zyra. Është emër i vështirë, me idenë Jetë prej Ylli ose Yll jete.

Borakaj: Ku është më vështirë në lindje apo perëndim të shqiptohet emri juaj?

Aliçka: Në perëndim e pata shumë të vështirë. Në Francë më thërrisnin Zhyljet, kurse në lindje pastaj më thërrisnin më shumë Aliçka. Kur shkova në Poloni më thonë që Aliçka është popullor, por s’ka lidhje me Shqipërinë. Por atje e shqiptonin lehtë. Në Francë më thonin Alika, emër arab.

Borakaj: A e keni menduar ndonjëherë të ndërroni emrin?

Aliçka: Tani po, por është shumë vonë. Kur pashë që shumë shokë të mi e kanë shkurtuar apo rregulluar emrin, e kisha rastin por … Mbiemri jonë si familje është Butka, unë jam nga fshati Butkë, është fshat trimash, jo në rastin tim. Mund ta bëja në 92-in, por ndërkohë kisha vënë emrin në tekste shkollore, Ylljet Aliçka, aty ishte fusha ime e aktiviteti si ekspert i Didaktikës së Shkencave të Natyrës. Kisha bërë shumë tekste shkollore, kisha krijuar nëj farë reputacioni dhe ëm erdhi keq ta humb. Por po ta nisja jetën nga fillimi do ta ndërroja.

Borakaj: Ka vendosur emra të tjerë babai?

Aliçka: Po krijoi, por pak më të përtypshëm. Im vëlla e ka jetmir, por jetmiri u pasua më vonë, kurse Ylljet mbeti unik, nuk kam të dytë.

Read Entire Article