Shkrimtari Ylljet Aliçka ishte i ftuar këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Ai rrëfeu se si arrinte të bindte kolegët e tij ambasadorë gjatë kohës që shërbeu si Ambasador në Paris.
Aliçkaj përmes batutave tha se loja e tenisit ishte ajo që shkrinte akujt mes ambasadorëve dhe aty mund të realizojë ndonjë “punë”.
Pjesë nga biseda:
Aliçka: Në periudhën që kam qenë ambasador, luaja edhe atje në Francë edhe punët kryesore i bëja në fushën e tenisit me kolegët me ambasadorët. Është pjesë e privilegjuar pasi je i çlirët, po i munde në tenis krijonin respekt dhe ti atëherë godisje për ndonjë punë që kishe nevojë. Më ecte shumë diplomacia e tenisit, për më tepër në Francë bënin një turne në fushat e “Roland Garos”, turneu i ambasadorëve në tenis, luaja atje. Deri sa më bënë një hile, ku në vend të vinte ambasadori gjerman, dërgoi një stazhier gjerman që ishte lojtar tenisi dhe të merrte shpirtin. Më rrahu 6-0 aty e lashë pastaj.