Nga Olta Blaceri
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për herë të parë për marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama për ndryshimin e kodit zgjedhor.
Nëpërmjet një deklarate nga shtëpia e tij, Berisha sqaroi se pari se kjo nuk ishte një reformë zgjedhore. Lideri i opozitës solli në vëmendje se reforma u refuzua nga Partia Socialiste, dhe kompromisi i kufizua tek zbatimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese. Berisha veçoi të drejtën e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit si një prej vendimeve më të rëndësishme që janë marrë ndonjëherë
“Mendoj se ky është shërbimi më minimal që mund t’i bënim ne miliona shqiptarëve që u larguan nga ky vend, njohjen e të drejtave politike të mohuara në mënyrë antikushtetuese deri sot”, u shpreh Berisha.
Kryetari i PD Berisha sqaroi më gjatë, vendimin që ka sjellë më shumë debate, edhe brenda Partisë që ai drejton, modelin e hapjes së listës së kandidatëve për deputet.
‘Mendoj se ky akt është një hap I ri drejt hapjes. Në rast se në herësin qe ekzistonte më pare u futën gjithsej 3 veta që thyen herësin prej 10 mijë votash, me këtë sistem mundësia për tu future në parlament në këtë garë ekziston për 40 deputete”, tha Berisha.
Lideri i opozitës Berisha u ktheu përgjigje të gjithë atyre që përgjatë këtyre ditëve kanë folur për deputetët e popullit dhe të partive
“Qesharake! Çdo deputet në listat e partisë është deputet I partisë, përndryshe ai e ka të lirë të jetë deputet i pavarur”, vijoi mw tej kreu i PD.
Por kjo marrëveshje me socialistët e drejtuar nga Edi Rama, nuk e ka ndryshuar strategjinë politike të Sali Berishës.
“Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ka rotacion me votë dhe nuk mund të ketë. Ndaj dhe të bashkojmë forcat të shkojmë drejt qeverise teknike si rruga e vetme për të bërë Reformën e vërtetë Zgjedhore”, deklaroi Berisha.
Një ditë më parë 106 deputetë të PS dhe PD votuan pro ndryshimit të kodit zgjedhor, por të dy palët dështuan të realizonin një reformë të plotë elektorale. /Vizionplus.tv.