Tirana festoon sot 80-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë. Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur nga banesa e tij duke përkujtuar vrasjes së 39 intelektualëve të kryeqytetit.
“Më 17 nëntor banda terroriste e Enver Hoxhës, e shndërruar totalisht në vegël të Beogradit, do të vendoste në Tiranë pushtetin e saj, pasi kishte shndërruar luftën e shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar, në një luftë vëllavrasëse antikombëtare”, tha ai.
Berisha u ndal dhe tek fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA. Ai shprehet se triumfi i Presidentit duhet të jetë një moment frymëzimi edhe për popullin opozitar në Shqipëri.
“Fitorja e presidentit Donald Trump është një arritje për njerëzit e lirë, një mrekulli për njerëzit e lirë në mbarë botën. Kjo fitore duhet të frymëzojë çdo shqiptar, me guxim dhe përkushtim, të angazhohet në këtë betejë shpëtimtare, për Shqipërinë, për shqiptarët”, shtoi Berisha. /vizionplus.tv