Beteja juridike e Berishës po i humbet energjitë politike Partisë Demokratike

1 month ago 29

Nga Ervis Iljazaj

Kur ndodhi skandali i Watergatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Nixon u vu në gjendje akuze nga Kongresi, ai dha dorëheqjen menjëherë dhe nuk priti që ky proces të mbaronte. Shumë bashkëpuntorë të tij, votues dhe të afërt i kërkuan që ai ta bënte betejën juridike dhe mos të dorëhiqej. Mirëpo ai u përgjigj këtyre zërave se nëse do të vazhdonte këtë betejë nuk do të kishte më kohë të merrej me qeverisjen e Amerikës sespe procesi do ti hante shumë kohë. Dhe për mua u shpreh ai, amerikanët dhe Amerika janë më të rëndësishëm se sa fati im personal.

Një gjest i madh politik për dikë që vërtet ka përzemër fatet e vendit dhe të partisë së tij. Po të hidhemi në kontekstin shqiptar, po ndodh totalisht e kundërta. Sali Berisha jo vetëm që nuk u dorëhoq pasi u shpall non-grata dhe ju hap një proces gjyqësor, por përkundrazi, e përdori forcën e tij politike, partinë dhe ndjekësit e tij për betejën e tij personale juridike.

Edhe sot kur u paraqit në SPAK, Berisha thirri një protestë përpara dyreve të drejtësisë, pikërisht për të treguar forcën politike të tij duke berë bashkë fatin e tij personal me atë të forcës së tij politike.

Sali Berisha deri në shkallën e fundit të drejtësisë ka prezumimin e pafajsisë dhe është një një njeri i pafajshëm, por nga ana politike statusi i tij, raporti i tij personal me ndërkombëtarët dhe me drejtësinë po i konsumon shumë energji Partisë Demokratike.

Të gjitha energjitë, forcat dhe aksionet po përdoren për mbrojtjen e tij dhe jo për betejën politike që PD do të duhet të bënte me qeverinë e Ramës. Fokusi kryesor i kësaj partie tashmë, nuk është më përmbysja e pushtetit, por fati personal i zotit Berisha. Është normale të ndodhë kështu. Nëse bëhën bashkë këto dy fate sigurisht që një parti nuk mund të ketë më fuqi të bëjë betejë politike më kundërshtarin. Jo më kot Nixon në Amerikë u dorëhoq, sepse e dinte fare mirë që pozita e tij juridike nuk do ti linte më kohë të merrej me amerikanët dhe Amerikën.

Ndërsa me rastin e Berishës po ndodh totalisht e kundërta. Energji pa fund të harxhuar për betejën e tij personale me drejtësinë. Megjithatë, ky është tashmë vendimi që kanë marrë demokratët, të mbrojnë liderin e tyre dhe të sakrifikojnë pushtetin. Që nga ana njerëzore edhe mund të jetë akt i lavdërueshëm, por nuk është aspak politik në kuptimin e synimit të pushtetit që duhet të ketë një parti dhe një opozitë.

Tashmë Sali Berisha me spostimin e Lulzim Bashës dhe rimarrjen e PD-së është padyshim njeriu kryesor në opozitë. Këtu nuk ka më vend për diskutim. Çështja është se rruga drejt pushtetit e tij dhe e partisë që drejton duket një utopi për nga situata ku ndodhet.

Dikush mund të thotë që kjo është një betejë për opozitën dhe demokracinë, sepse arrestimi i Berishës është bërë me urdhër të Edi Ramës. Por nëse është kështu, një forcë politike nuk voton reforma me atë që i ka arrestuar liderin apo bënë votat bashkë me të për të aprovuar ligje në parlament. Por kërkesën e parë që ka ndaj tij është lirimi i liderit të opozitës dhe protestën e bënë përpara kryeministrisë dhe jo përpara SPAK-ut. Fakt është se Berisha e di fare mirë se gjendja ku ndodhet ai nuk është pasojë e një vendimi politik, por e një vendimi gjeopolitik.

Në të kundërt, nuk do votonte reforma ditën me Edi Ramën dhe natën nëpër studio televizive do ta akuzonte atë se e ka arrestuar.

Read Entire Article