Një 58-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.
58-vjeçari A.Sh ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar, ai ëhstë dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi:
Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.