Bilanci i shifrave/ Rritet me 15 % përpunimi i mallrave në portin e Durrësit

2 months ago 12

Volumi i përpunimit të mallrave në Portin detar të Durrësit shënoi rritje me 15 % gjatë 7-mujorit janar-korrik të këitj viti.

Autoriteti Portual i Durrësit bëri të ditur se në periudhën janar-korrik të këtij viti u përpunuan 4.2 milionë tonë mallra, nga 3.6 milionë tonë mallra që u përpunuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Porti i Durrësit mban peshën më të madhe për përpunimin e mallrave në vend, me rreth 99% të totalit.

Qeveria parashikon ndërtimin e portit të ri në zonën e Porto Romanos, i cili pritet të ofrojë shërbime edhe për dy porte të thata, atij në Maqedoninë e Veriut dhe të Kosovës.

Porti i ri në Porto Romano do të krijojë një hapësirë logjistike, që do të shërbejë si qendër për rritjen e mëtejshme ekonomike për zonën Tiranë – Durrës dhe trajtimin e ngarkesave tranzit në port.

Read Entire Article