Bizneset bëjnë autokritikë: Po, gabuam me çmimet!

3 months ago 56

Bizneset pranojnë se kanë gabuar  me çmimet që kanë ofruar për akomodimin e turistëve gjate këtij sezoni turistik. Arben Çipa, turoperator nga Saranda, thotë se vet hotelet e pranojnë një gabim të tillë, pasi u krijua pritshmëria se ky sezon do të ishte dhe më i mirë se një vit më parë. Por në fakt nuk rezultoi kështu.

“Hotelet gabuan. Pse gabuan? Sepse gjatë muajve të pranverës teksa pati një fluks në rritje sipas parashikimeve çmimet e hoteleve u rriten. Kaq mjaftoi që lajmi të përhapet që Shqipëria u shtrenjtua”, pohoi Çipa gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus.

Sipas tij, ky gabim u kap në kohë dhe tashmë ka nisur reflektimi në ulje të çmimeve.

“Kemi bërë një kthesë 360 gradë. Hotelet prej 10 ditësh në Sarandë po ofrojnë të njëjtat çmime si në pranverë, edhe pse jemi në kulmin e sezonit. Nëse në pranverë ofrohen 80-120-140 euro dhoma për natë, tashmë të njëjtat çmime po ofrohen gjatë muajve të verës”, sqaroi Çipa në “E-ZONE”.

Sipas operatorëve turistikë, problemi kryesore i tipologjisë së turistëve është fakti se ata që frekuentojnë Shqipërinë bëjnë shpenzime të kufizuara. Dominojnë moshat e mesme, të cilët nuk përkthehen në xhiro ekonomike për biznesin./vizionplus.tv

Read Entire Article