Biznesi tregon pse është i vështirë formalizimi i pagave, nuk dalin llogaritë

2 hours ago 21

Edvin Prençe, sipërmarrës, është i mendimit se përpara se qeveria të nisë aksionin për të formalizuar pagat, duhet të pyesë biznesin se çfarë e shqetëson dhe pse nuk i deklaron pagat reale.

Sipas tij ekonomia në tërësi përballet me disa fenomene negative që kanë kosto. Konkurrenca e pandershme është një prej tyre. Por mbi të gjitha ecuria ekonomike në vendin tonë nuk është e qëndrueshme.

Para së të trokasësh te biznesi dhe të kërkosh formalizim duhet më parë ta pyesësh çfarë e shqetëson. Një biznes nëse nuk është i shëndetshëm do të tentojë të shfrytëzojë hapësirat ligjore për të minimizuar shpenzimet. Është njësoj si në një familje. Kur nuk të dalin llogaritë do të nisësh të reduktosh shpenzimet e panevojshme e pastaj edhe ato të nevojshmet“, tha Preçe gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE”.

Një tjetër problem madhorë sipas tij është mungesa e parashikimeve pak më afatgjata.

Është e vërtetë që ka disa sektorë që kanë performuar mirë. Ka patur vite me ecuri pozitive. Por nuk ka qëndrueshmëri. Si është një vit, nuk është një tjetër. Shto këtu edhe politikën fiskale në tërësi, por edhe mbi pagat në veçanti, pasi kjo e fundit ka një formulë të ndërlikuar që nxit evazionin, e bën situatën në tërësi jo të qëndrueshme. Të dhënat flasin se nga 662 mijë vende pune të analizuara, pa përfshirë të vetëpunësuarit, 10% e tyre janë të nëndeklaruar poshtë pagës minimale, ndërsa 25% janë të deklaruara në pagën minimale 40 mijë lekë“, deklaroi Preçe.

Read Entire Article